Bileta mbi 1000 euro për Kupën e Botës, anglezët nisin protestat
Kupa e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, duket se do të thyejë një rekord të ri, atë të edicionit më të shtrenjtë ndonjëherë. Sipas mediave britanike e franceze, biletat janë tashmë në shitje dhe disa prej tyre arrijnë shifrat mbi 1000 euro, duke tejkaluar çmimet e vendosura në Katar 2022.
Tifozët, sipas “The Sun”, mund të paguajnë deri në dyfishin e çmimit të fundit Botëror, megjithëse FIFA ka deklaruar se një pjesë e biletave do të mbajnë çmim të reduktuar dhe do t’u jepen organizatave zyrtare të tifozëve të federatave kombëtare.
“Angazhimi ynë është të garantojmë akses të drejtë për tifozët tanë aktualë dhe ata të ardhshëm”, ka bërë të ditur FIFA, e cila para shortit në SHBA kishte shitur tashmë mbi dy milionë bileta. Dritarja e ardhshme për blerjen e tyre është planifikuar më 11 dhjetor.
KOHA JONË SONDAZH

