Biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi, FSHF ka një njoftim për anëtarët e Klubit të Tifozëve të Kombëtares

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht të gjithë anëtarët aktivë të Klubit të Tifozëve, të cilët kanë përfituar paketat për sezonin aktual, se nuk është e nevojshme të regjistrohen në formularin për shortin e biletave për ndeshjen Shqipëri–Serbi, që zhvillohet më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”.

FSHF garanton vendin në stadium për këta tifozë, të cilët do të marrin një link të personalizuar për të kryer blerjen e biletës brenda afatit të përcaktuar, pa pasur nevojë të kalojnë përmes procesit të përzgjedhjes me short.

Në fund të njoftimit, Federata ka falënderuar të gjithë tifozët për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në krijimin e një atmosfere të zjarrtë dhe pozitive në mbështetje të Kombëtares.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për çdo informacion të mëtejshëm, tifozët ftohen të ndjekin komunikimet zyrtare në faqet dhe kanalet e FSHF-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?