“Bisha” e Spanjës tregon arsyet që e shtynë të largohej nga Barcelona

Adama Traore debutoi me Spanjë të mërkurën në mbrëmje në mënyrën më të mirë, duke bërë që Barcelona të pendohet jo pak që e la të lirë në vitin 2015. 24-vjeçari tregoi një fuqi dhe teknik të admirueshme, edhe pse luante për herë të parë me fanellën e iberikëve.

Ai zuri vendin e Sergio Canales në minutën e 62-të, duke bërë një performancë fantastike në krahun e Semedos, si dhe krijoi një shans të mirë për Dani Olmo.

Anësori është në kulmin e karrierës, por dikur ai ka qenë dhe pjesë e Barcelonës, në akademinë e famshme të La Masia-s. Debutimin në ekipin e parë e bëri në moshën 17 vjeç. Gjithsesi katalanasit nuk i dhanë shumë hapësira me Messin, Suarez dhe Neymar, apo pa harrua Pedro Rodriguez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 2016 ai dha një intervistë për Mundo Deportivo, duke treguar dhe arsyet që e shtyn që të largohet: “Nuk e mbylla mirë me Barcelonën. Ika sepse ata nuk më dhanë mundësi. Nuk e dija se çfarë të bëja, pasi nuk më thanë se përse ndodhte një gjë e tillë”. /R.Lika-Koha Jone/ 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?