“Bisha” Jaap Stam shpjegon se si mund të ndalet Erling Haaland

Të ndalësh Erling Haaland është një nga misionet më të vështira për një mbrojtës në ditët e sotme. Sulmuesi norvegjez edhe pas transferimit te skuadra e Manchester City-it ka qenë fantastik, duke shënuar deri më tani  12 gola në 8 ndeshje që ka zhvilluar në të gjitha kompeticionet.

Jaap Stam, një ish-mbrojtës i skuadrës së Milanit dhe Manchester United, në një intervistë të dhënë së fundmi për Bet365 ka treguar një rrugë se si mund të markohet Haaland.

“Duhet të jesh shumë agresiv. Kur kundërshtari ka topin, duhet të luash në mesfushën e City-it, duhet të sigurohesh që dikush po e mbulon nga afër Haaland dhe ta nxjerrësh jashtë loje. Nuk mund ta lësh të marrë në zotërim topin.

Duhet mbuluar pasi nëse do ta lësh një kundër një, 9 nga 10 herë do të jesh në një situatë të vështirë. Ekipet po ndryshojnë mënyrën se si dizenjojnë mbrojtjet kur luajnë. Njerëzit thonë se duhet vendosur një mesfushor para. Duke folur personalisht, një lojtar duhet të jetë më agresiv me të dhe tjetri duhet ta mbulojë”, deklaroi Stam. /R.Lika-Koha Jonë/

 

 

 

 

SHKARKO APP