Bitri “hero” te Asatana, eliminon grekët e Arisit në “frymën e fundit” (VIDEO)

Eneo Bitri eliminoi mbrëmë grekët e Arisit nga Conference League. Mbrojtësi shqiptar që aktivizohet te Astana shënoi golin e kualifikimit, në minutën e 121-të të kohës shtesë, me ndeshjen që u mbyll me fitoren 2-1 të vendasve.

Ish-lojtari i Partizanit devijoi saktë me kokë topin, duke evituar që fituesi i duelit të përcaktohej nga penalltitë. Në këtë mënyrë, kazakët e Astanas festojnë dhe tashmë do të luajnë me finlandezët e Kups në turin e tretë.

FC Aris - FC Astana  2-1  Extra Time  (Europa Conference League - Second Game)  29/7/21

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?