Blerja e re e Juventusit mbërrin në Torino për të kryer vizitat mjekësore
Filip Kostic është tashmë futbollisti më i ri i Juventusit. Lojtari serb ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në Torino për të nisur aventurën me bardhezinjtë.
Fillimisht gjatë ditës ai do të kryejë vizitat mjekësore, ndërkohë që më pas do të firmos kontratën deri në vitin 2025, nga e cila do të fitojë 3.5 milionë euro në sezon.
Frankfurti ndërkohë do të përfitojë rreth 17 milionë euro, duke përfshirë dhe bonuset. 29-vjeçari shihet si një afrim i mirë në krahun e majtë, teksa shquhet dhe për aftësitë për të dhënë asiste për shokët si dhe për të gjetur golin. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

