Blerja më e re e Milanit nga Reali mbërrin në aeroport

Brahim Diaz ka arritur në Milano për të kompletuar transferimin te kuqezinjtë. Mesfushori me tipare sulmuese kishte shumë pak hapësira te Reali në sezonin e fundit.

Paolo Maldini udhëtoi para disa ditësh në drejtim të Spanjës për t’i bindur Los Blancos që të lejojnë kalimin e Diaz në “San Siro”. Tashmë futbollisti ka mbërritur në aeroportin e Milanos, ku do të shkojë drejt klubit të ri për të formalizuar transferimin.

Real Madridi e transferoi Brahim Diazin nga Manchester City në janar të vitit 2019 për 17 milionë euro, por ai luajti vetëm në 5 ndeshje në 18 muaj në La Liga. / Koha Jone/

SHKARKO APP