Blerja më e re e Romës dëmtohet që në seancën e parë stërvitore

Leon Bailey e nis në mënyrën më të keqe aventurën te Roma. Në një merkato të vështirë, ku klubi po përpiqet të balancojë kërkesat e trajnerit të ri me kufizimet e Fair Play Financiar, ardhja e sulmuesit xhamajkan ishte parë si një frymëmarrje e madhe për repartin ofensiv. Por, vetëm në seancën e parë stërvitore, Bailey ka lënë fushën me dhimbje.

Gjatë një goditjeje drejt portës, 27-vjeçari ndjeu një shqetësim të fortë në kofshën e djathtë dhe u detyrua të ndalonte menjëherë stërvitjen. Situata ngjalli kujtime të pakëndshme për tifozët verdhekuq, të cilët vitin e kaluar panë një skenar të ngjashëm me dëmtimin e Romelu Lukaku.

Sipas burimeve pranë klubit, ekziston frika për një lezion miotendine të muskulit të kofshës së djathtë, çka mund ta mbajë lojtarin jashtë fushave për të paktën 3-4 javë, në varësi të nivelit të dëmtimit. Historiku i tij mjekësor nuk ndihmon: gjatë sezonit të kaluar në Premier League, Bailey humbi gati 50 ditë për shkak të problemeve muskulore.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?