“Blindë” në mbrojtje dhe shpejtësi në sulm, ja si pritet të luajë Shqipëria ndaj Anglisë

Kombëtarja jonë do të sfidojë Anglinë nesër në mbrëmje, për të mbajtur gjallë shpresat e pakta për një vend në fazën Play Off. Kuqezinjtë do të tentojnë surprizën e madhe në “Wembley”, teksa trajneri Reja duket se po planifikon një vendosje 5-3-2.

Në portë do të jetë Etrit Berisha, i cili është edhe kapiteni i skuadrës. Në mbrojtje, Hysaj dhe Trashi do të jenë në krahë, ndërkohë që në qëndër do të vendosen Ismajli-Kumbulla dhe Veseli.

Në mesfushë nuk do të ketë shumë surpriza me Baren dhe Gjasulën që do të impenjohen më shumë në thyerjen e aksioneve të kundërshtarëve dhe Bajrami për t’i dhënë më shumë fantazi. Sulmi pritet të formohet nga Cikalleshi dhe Uzuni, por duke mos përjashtuar një surprizë të Brojës nga minuta e parë pas rikuperimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?