Boateng këshillon Milanin: Mos e largo Ibrahimovic, bën ende diferencën!

“Milani duhet ta mbajë Ibrahimovic, ai mund ta bëjë ende diferencën”. I këtij mendimi është ish-lojtari i Milanit, Kevin Prince Boateng, i cili nuk ka dyshime për vlerën e suedezit. Qëndrimi i këtij të fundit në Milano mbetet një nga dilemat e klubi kuqezi në merkato.

“Milani duhet ta mbajë atë. Ishte e lehtë për mua të luaja me të, e kuptova menjëherë. Zlatan i ndihmon shumë shokët e tij të skuadrës, krijon shumë hapësira. Kur luaja me të, më jepte topa, për të cilët ëndërroja. Ai ishte partneri i përsosur.

Na kritikonte të gjithëve nëse nuk e pasonim topin mirë, ose gabonim para portës. Por, duke bërë këtë, na dha një mësim të mirë. Ai mund ta ndihmojë shumë Milanin, jo vetëm brenda fushës së futbollit”, tha Boateng për “Sky Sport”.

SHKARKO APP