Boban shuan shpresat e tifozëve: Modric nuk vjen te Milani

Zvonimir Boban, drejtuesi i lartë i klubit kuqezi, pranoi përpara ndeshjes me SPAL-in momentin e vështirë që jo vetëm lojtarët, por edhe ai po përjeton.

Gjithashtu Boban foli edhe për Modric, duke shuar shpresat e tifozëve për ardhjen e kroatit te kuqezinjtë.

“Nuk kemi më kohë për të humbur pikë rrugës dhe të gjithë së bashku duhet të përmirësohemi për t’u ngritur në renditje. Duhet të dalim sa më shpejt nga ky moment i vështirë, nga i cili edhe unë e pranoj se po e vuaj shumë, aq sa ndihem përgjegjës për gjithçka po na ndodh. Këtë javë kemi punuar shumë dhe kemi hedhur ide të ndryshme, për të përmirësuar skuadrën, por në fillim duhet të lëvizim dhe përmirësojmë renditjen tonë.

Modric në janar te ne? Mjaft me këtë, është një histori e montuar dhe kaq. Nuk vjen te ne, por do të shohim çfarë të bëjmë diçka tjetër në merkato”, deklaroi Boban.

SHKARKO APP