Boban u “prish” ëndrrën milanistëve për Luka Modric

“Maldini ka thënë 20 ditë më parë, por duket parë që vazhdon të flitet dhe të shkruhet për të, dua të përsëris që futbollisti më i mirë në botë për sezonin e kaluar nuk do të bëhet një futbollist i yni”. Zvonimir Boban ka folur në këtë mënyrë në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Drejtuesi i kuqezinjve i referohet Luka Modric, i cili është fituesi i fundit i “Topit të Artë”.

 

Ai ka kërkuar që të shuajë entuziazëm e krijuar në mënyrë sporadike në orët e fundit nga shkrimet e disa mediave italiane. “Me aq sa shoh ai është ende në Madrid. Sigurisht që do të ishte fantastike ta takoja, por kjo ëhstë e vërteta. Është një persona dhe një futbollist i një niveli të lart. E falendëroj për urimet për sezonin e ri që na ka dërguar dhe simpatinë që ka për klubin tonë, por është e drejt që duhen sqaruar disa gjëra, edhe për respektin e tifozëve tanë”, ka thënë Boban. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP