Bodo-Glimt bëhet makth për Mourinhon, mund Romën me përmbysje (VIDEO)

Bodo-Glimt është kthyer në makth për skuadrën e Romës më Conference League. Skuadra norvegjeze mori një tjetër fitore 2-1 ndaj Romës, pasi e turpëroi në shifrat 6-1 në fazën e grupeve.

Lorenzo Pellegrini zhbllokoi rezultatin në fundin e pjesës së parë me një gol të bukur brenda zonës. Gjithsesi në fillimin e fraksionit të dytë, Saltnes shënoi golin e barazimit pas një gafe qesharake të portierit Rui Patricio.

Një minutë nga fundi i kohës së rregullt, Vetlesen shënoi me kokë dhe golin e fitores duke i dhënë një goditje të rëndë Mourinhos. Verdhekuqtë e shtyjnë hakmarrjen për në duelin e kthimit pas një jave, në përpjekje për të siguruar një biletë për në gjysmëfinale. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?