Boks për femra, Kosova zë vendin e dytë në botë

Pas Majlinda Kelmendit, është boksierja Donjeta Sadiku që po dridh Evropën. Sadiku dy ditë më parë shkëlqeu në Kampionatin Botërore për Junior, duke fituar medaljen e argjendte. Për herë të parë Kosovës i vjen një medalje nga një Kampionat Botëror i boksit.

Donjeta, në gjysmëfinalen e Botërorit mundi rusen, ndërsa në finale për shkak të lëndimit nuk ia doli që ta fitoj medaljen e artë, megjithatë, Donjeta i solli Kosovës medaljen e argjendë në një eveniment të madh dhe në një konkurrencë tejet të fortë.

Donjeta në një intervistë për KosovaPress, është shprehur e lumtur me suksesin e arritur në Botërorin e Juniorëve, megjithëse shpresonte se do ta mposhte edhe amerikanen në duelin final, por për shkak të lëndimit të pësuar kundër ruses, Donjeta u desh të kënaqej me vendin e dytë në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E kam pritur këtë sukses, kam pritur që ta fitoj edhe medaljen e artë, por nuk shkoi ashtu siç e kisha parashikuar, sepse pësova lëndim në gjysmëfinale me rusen, kështu që në finale nuk munda ta tregojë atë që doja. Por, gjithsesi jam e kënaqur më atë që kam arritur”, tha Sadiku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sadiku shtoi se konkurrenca ishte shumë e fortë. Po ashtu ajo theksoi se akoma nuk ka arritur përvojën e duhur, sepse sipas saj, kundërshtaret kishin përvojë shumë më të madhe.
“Konkurrenca ka qenë shumë e fortë, sepse unë nuk kam përvojë të madhe, kurse boksierët tjera kanë pasur përvojë shumë më të madhe, sidomos kundërshtaret nga Zvicra, Takistani, apo kundërshtarja nga Rusia, e cila ka pasur një përvojë shumë më të madhe se unë. Por unë ia arrita që të fitoj medaljen”, theksoi Donjeta.

Ajo shpreh bindjen se në të ardhmen do t’i sjellë Kosovës medalje edhe nga Lojërat Olimpike, që është edhe objektiv kryesor i nënkampiones së botës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?