Boksieri Alvarez kërcënon Messin: T’i lutet Zotit që mos më dal para
Argjentina triumfoi 2-0 ndaj Meksikës me një gol dhe një asist nga Lionel Messi, duke mbajtur gjallë shpresat për të kaluar grupin në Botëror.
Festa e lojtarëve argjentinas pas ndeshjes ishte e madhe edhe në dhomat e zhveshjes. Në një video të bërë virale, Lionel Messi duket teksa po hiqte këpucët, shtyn me këmbë një bluzë ose flamur të Meksikës.
Ky veprim është komentuar gjerësisht si mosrespektim ndaj simboleve të Meksikës.
Pas kësaj videoje ka reaguar edhe boksieri meksikan, kampion i shumëfishtë botëror, Canelo Alvarez, i cili ka kërcënuar yllin argjentinas: “A e keni parë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë? Më mirë t’i lutet Zotit që të mos e gjej. Ashtu si unë respektoj Argjentinën, ashtu dhe ai duhet të respektojë Meksikën”, shkroi boksieri në rrjetet sociale.
Canelo had some strong words for Messi after seeing his locker room celebration 👀
(via @canelo, nicolasotamendi30/IG) pic.twitter.com/emRRHK1nGO
— ESPN Ringside (@ESPNRingside) November 28, 2022