Boldor tregon në Rumani të vërtetën e “sherrit” me Çinarin: Jam i shokuar …

Ditën e djeshme në media bëri bujë një sherr mes mbrojtësit të Partizanit Dejan Boldor me Erald Çinarin pas daljes pozitiv me koronavirus të rumunit dhe më pas infektimin edhe të 4 lojtarëve të tjerë, mes tyre edhe Çinari.

Por në një intervistë për gazetën rumune Sporturilor, shtatlarti i prapavijës së Partizanit ka mohuar të ketë pasur një sherr mes tij dhe Çinarit.

“Unë kam koronavirus, është e vërtetë, por jam në shtëpi dhe jo i shtruar në spital. Jam i shokuar, pasi të gjithë më telefonojnë të më pyesin nëse kam pasur sherr.

Nuk është e vërtetë që ka pasur sherr. Askush nuk është arrestuar, nuk ka pasur asnjë rrahje. Thjesht kemi diskutuar në një grup ‘WhatsApp’-i. Është shumë e shëmtuar që arriti deri këtu kjo histori”, deklaroi Boldor.

SHKARKO APP