Bologna në avantazh për Asllanin, gati të bëjë një ofertë tek Interi

Edhe pse nuk ka ende lëvizje konkrete në hyrje, në pritje të zhvillimeve për Ademola Lookman, deri te përforcimi i mundshëm në mbrojtje, Interi nuk është i palëvizshëm në këtë fazë të merkatos. Klubi zikaltër mund të realizojë një dy shitje që do të sillnin likuiditet të rëndësishëm në arkat e tij.

Sipas asaj që raporton TuttoMercatoWeb.com, Bologna ka vendosur të përshpejtojë për Kristjan Asllanin. Risia kryesore është se drejtuesit kuqeblu synojnë ta marrin mesfushorin shqiptar me transferim të plotë, gjë që mund t’i japë atyre një avantazh ndaj Torinos, i cili gjithashtu e ndjek lojtarin.

Ende nuk flitet për shifra konkrete që Bologna mund të ofrojë, por mbetet të shihet nëse Sartori dhe Di Vaio do t’i afrohen vlerësimit që Interi i ka bërë prej kohësh Asllanit, i cili është rreth 18 milionë euro. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?