“Bomba” e gazetarit italian: Juventus ka arritur akordin me Guardiolën për 4 sezone
Gazetari Luigi Guelpa i të përditshmes italiane “Il Giornale” zbulon një prapaskenë të pabesueshme. Duke folur për mikrofonin e “Radio CRC”, ai ka folur për një akord të Juventusit me Pep Guardiolën.
“Para se të largohem nga emisioni dua t’u them se Guardiola ka arritur që tani akordin verbal me Juventusin për të qenë trajneri i tyre për katër vite. Lajmi më është dhënë nga i njëjti persona që ka thënë që Ronaldo do të shkonte te Juventusi. Do të ishte një tërmet në merkato”, ka deklaruar gazetari italian.
Nëse Allegri dështon të kualifikojë Juven ndaj Atleticos, atëherë bardhezinjtë do të hidhen në merkato për të gjetur pasuesin e tij. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

