Bomba e “Gazzetta dello Sport”, Ibrahihmovic në fund të sezonit do të …

Gazeta më e madhe sportive në Itali “Gazzetta dello Sport” raporton se  Zlatan Ibrahimovic mund të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit. Kur u afrua në Milano nga dyshja Boban-Maldini, u mendua që do të ishte në qendër të rindërtimit të skuadrës, por pandemia e Koronavirusit i ka ndryshuar planet gjigantit suedez, që në janar firmosi për gjashtë muaj me opsion rinovimin edhe një vit tjetër.

Ibra po e mendonte tërheqjen para se të firmoste me Milanin, por me situatën e re të krijuar vendimi për të varë këpucët në gozhdë, sipas të gjitha gjasave, do të vijë në verë. Ai shpreson që të ndihmoj kuqezinjtë për të arritur një vend në zonën europiane.

SHKARKO APP