“Bomba” e ish-presidentit të Barcelonës: Kam frikë se duan të shesin Messin …

Joan Laporta, ish-presidenti karizmatik i Barcelonës ka dhënë një mesazh të qartë. Ai godet ashpër Bartomeu,  me anë të dy postimeve në llogarinë zyrtare në Twitter.

“Si i thuhet Suarez në telefon se nuk e keni më në plane? Më duket një veprim frikacaku nga ana e presidentit dhe mungesë respekti për lojtarin. Kjo mënyrë e të vepruarit është e pahijshme dhe dëmton imazhin e klubit Më bën të dyshoj se ata duan të shesin edhe Messin, çka do të ishte një gabim historik ”.

Barcelona tashmë është në një garë parazgjedhore për presidencën e re, teksa Laporta ka filluar procesin e diskreditimit të bordit aktual për ta paraqitur veten si një alternative të besueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?