“Bomba” e Julianos: Në Shqipëri shumë ndeshje kanë rezultate të dyshimta!

Mark Juliano erdhi me shumë bujë në verën e kaluar, duke marrë drejtimin e skuadrës së Partizanit. Aventura e futbollistit të njohur të Juventusit nuk shkoi sipas pritshmërive të tij, madje zgjati vetëm 11 ndeshje. Nën drejtimin e të kuqve, Juliano arriti që të merrte 5 fitore, dy barazime dhe 4 humbje në kampionat dhe Kupë, duke detyruar Luçiano Moxhin që ta shkarkonte. Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat italiane strategu italian ka hedhur akuza të rënda.

“Në fillim hezitova për të pranuar ofertën e Partizanit, por më vonë e kuptova se kisha pasur ndjesi të drejta. Për fat të keq në Shqipëri, futbollistët, menaxherët dhe presidentët mund të vendosin baste në ndeshje. Për këtë shkak jam vendosur shpesh herë në vështirësi, pasi nuk mund të punoja në mënyrë të qetë. Shumë ndeshje sipas mendimit tim, kanë pasur rezultat të dyshimta. Pas largimit kamë refuzuar disa propozime nga Seria B dhe C. Tani duhet që të përgatitem për të dhënë më të mirën”, u shpreh Juliano. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?