Bomba e “The Sun”, Juventus arrin akordin me Mario Balotelin

Mario Baloteli te Juventusi. Lajmi i bujshëm vjen nga Anglia, teksa “The Sun” flet për arritjen e një akordi me sulmuesin e Nisës për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë i kanë propozuar një kontratë 5-vjeçare, teksa SuperMario do të jetë alternativa e Gonzalo Higuain.

Sipas tabloidit britanik, marrëveshja është arritur për shkak të raporteve shumë të mira me Mino Raiolën, agjent i cili ka një marrëdhënie shumë të mirë me Juventusin. 27-vjeçari në këtë mënyrë do të ketë trenin e fundit për të bërë një hap të rëndësishëm në karrierë.

Te Nisë sulmuesi italian është rigjeneruar duke bërë paraqitje të mira, dhe për më tepër nuk ka bërë më gabimet e së shkuarës në sjelljen jashtë fushave të lojës. Baloteli do të bëhet futbollisti i 12 në histori që vesh fanellën e Juventusit, Milanit dhe Interit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?