“Bomba” e verës/ Messi në orët e ardhshme do të zyrtarizohet te PSG (VIDEO)
Lionel Messi do të jetë një futbollist i PSG-së në orët e ardhshme. Ylli argjentinas sipas programit të njohur spanjoll El Chiringuito de Jugones do të firmos me skuadrën parisiene.
Palët janë shumë pranë akordit, teksa priten zhvillime shumë intensive sa i përket të ardhmes së yllit argjentinas. Në fakt duke u bazuar në informacionet e këtij televizioni, shumë rrallë është gabuar me lajmet ekskluzive.
I njëjti program ishte i pari që zbuloi në mënyrë surprizë transferimin e Ronaldos te Juventusi, por dhe te Hazard te Reali. Tashmë na mbetet vetëm të presim zyrtarizimin e Messit te PSG. /R.Lika-Koha Jone/
🚨 ¡EXCLUSIVA de @jpedrerol! 🚨
💣 "MESSI podría ser JUGADOR del PSG en las próximas horas"
💣 "Están MUY CERCA" pic.twitter.com/zb7pGpghUM
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 6, 2021
KOHA JONË SONDAZH

