“Bomba” nga Italia, Juventus është skuadra e tretë që ka bërë ofertë për Mbappe
“Një skuadër e tretë është në garë për të siguruar shërbimet e Mbappe”, ky ishte zbulimi i ditëve të fundit nga RMC Sport. Kur ka fjalë, me siguri që edhe e vërteta mund të dalë shpejt në shesh. Në fakt mediat italiane, nëpërmjet disa portaleve kanë zbuluar se skuadra e tretë që është në garë për super yllin francez është Juventus.
Rekordmenët në Itali janë gati që të bëjnë një investim të frikshëm për të rrëmbyer një nga lojtarët më të mirë në botë, teksa humbën Ronaldon gjatë verës së kaluar. Në të kaluarën Agnelli premtoi se do të blinte një tjetër lojtarë po aq të madh sa Ronaldo, por me një moshë më të re.
Në janar u afrua Vlahovic, një futbollist shumë i vlerësuar, por mesa duket goditja e madhe mund të vijë këtë verë. Mbappe ende nuk ka vendosur se ku do të jetë e ardhmja e tij, por propozimi i bardhezinjve mësohet se ka qenë mjaft i mirë. Francezi mund të tundohet nga Deschamps apo Trezeguet, që mund ta bindin që të bëhet simboli më i ri i Juventusit, dhe pse jo të marrë menjëherë dhe numrin 10 mbi shpinë. Thashethem apo e vërtetë? Na mbetet ta zbulojmë vetëm në javët në vijim … /R.Lika-Koha Jonë/
The third team in the race for Kylian #Mbappe as I am being told is #Juventus. The Old Lady has made a great offer to try to secure the Frenchman.
— Salvatore Biscotti (@SalvatoreBisco4) April 5, 2022