“Bomba” nga Spanja: Adidas sponsorizon kalimin e Mbappe te Juventusi

Nga Spanja vijnë lajme bombastike në lidhje me të ardhmen e Kylian Mbappe. Futbollisti i PSG-së, shpesh herë ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga PSG-ja, por verën e ardhshme duket se zërat mund të jenë edhe më serioze.

 

“Diario Gol”, raporton se operacioni i largimit të tij do të mbështet nga Adidas. Sponsori i njohur ndërkombëtar mund ta shtyjë kalimin e tij te Juventus, por mbetet e fortë edhe konkurrenca e Real Madrid, që gjithashtu sponsorizohet nga Adidas.

Preidenti i Juventusit, Agnelli ka premtuar një tjetër goditje si Ronaldo, por me një moshë shumë më të re. Mbappe do të ishte një goditje ideale, duke formuar një dyshe ëndrrash me Ronaldon, ndërkohë i sakrifikuari në këtë rast me shumë mundësi mund të jetë Dybala. Portali spanjoll ende nuk jep ndonjë detaj, por talenti francez, duket se po luan sezonin e fundit në kryeqytetin francez. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP