“Bomba” nga Spanja: Reali takim sekret me Nejmarin në Angli
Zhvillime të reja nga Spanja. Negociatat mes Real Madridi dhe Nejmarit vijojnë të marrin formë në heshtje, teksa po punohet për të arritur një marrëveshje.
Sipas një lajmi të publikuar ditën e sotme nga gazeta spanjolle “Marca”, të shtunën e kaluar një emisar i klubit merengues është takuar me futbollistin, para ndeshjes miqësore që Brazili luajti ndaj Kroacisë, teksa ndeshja u fitua nga “Seleçao” në shifrat 2-0, teksa golin e parë e shënoi pikërisht ai.
PSG nuk ka asnjë synim për ta shitur gjatë kësaj vere, por në javët e ardhshme pritet që të ketë zhvillime të reja, duke e ndërthurur edhe me të ardhmen e Ronaldos, teksa nuk përjashtohet mundësia që portugezin ta shohim në Francë dhe brazilianin në Spanjë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

