“Bomba” nga Spanja, Ronaldo kërkon rikthimin te Junajtid

Momenti i vështirë i Realit të Madridit në këtë sezon mund të shoqërohet nga zhvillime të bujshme në fundin e sezonit. 19 pikë larg nga Barcelona, është një diferencë që nuk mund të “kapërdirë” lehtë nga presidenti Fiorentino Perez. Zidane duket gjithmonë e më shumë në dyshim për të ardhmen në “Bernabeo”, por në orët e fundit janë shtuar edhe zërat që e shohin Kristianon larg Realit.

Gazeta spanjolle “AS” portugezi ka marrë premtimin për të rinovuar kontratën që skadon në vitin 2021, dhe i garanton 5 herë fituesit të 5 “Topave të Arë” 21 milionë euro në sezon. Një garanci që nuk është matrializuar në një kontratë të re.

Pikërisht duke u nisur nga ky fakt portugezi u ka thënë shokëve të skuadrës në dhomat e zhveshjes se në fund të sezonit do të largohet te skuadra e Mançester Junajtid. “Nëse do të jetë e mundur unë do të rikthem te skuadra e Mançester Junajtid, por kjo nuk varet nga unë. Unë nuk jam bosi në skuadër”, ky mësohet të jetë mesazhi që portugezi u ka thënë shokëve të tij te “galaktikët”. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?