Bombarduesi më i mirë në Gjermani, Robben-Bas Dost, dy holandezë në garë
Dy holandezë janë favoritë kryesorë për Këpucën e Artë në kampionatin gjerman. Bundesliga duket se e njeh fituesin para përfundimit të garës, Bajern Mynih, edhe pse duhen 12 javë deri në fund. Por gara për shënuesin më të mirë të saj është duke u bërë gjithnjë edhe më e fortë. Alex Meier i Eintracht Frankfurt dhe dy holandezë duan kurorën e bomberit. Mes tyre 31- vjeçari Arjen Robben kryeson me 16 gola, pas Meier me 14 gola dhe patriotit 25 vjeçar, Bas Dost që deri tani ka shënuar 11 gola, por në fazën e dytë sulmuesi i Volsburg është papërmbajtshëm. Dost e pranon që do t’i pëlqente të ishte shënuesi më i mirë por e njeh forcën e Arjen Robben. Megjithatë trendi është për ëe, deri tani ai është 100% i saktë, me numër golash të barabartë me aq ndeshje sa ka luajtur dhe e presin edhe 12 takime të tjera deri në fund. Tifozët e Vulsburgut ndihen të lehtësuar nga largimi i Oliç, që mundësoi shpërthimin e Dost. Për trajnerin Dieter Hecking, holandezi i të gjelbërve shumë shpejt do jetë pas shpatullave të Robben. Ndryshe nga Robben, i njohur tek kombëtarja e Holandës, ku shkëlqeu në dy finalet e fundit të Kupës së Botës, Bast Dost nuk ka luajtur asnjëherë për kombëtaren e portokallinjve. Në Holandë ai shënoi 32 gola në 34 ndeshje me Heerenveen.
KOHA JONË SONDAZH

