Bombë në stadiumin e Borusias, tronditet Jurgen Klop

Një bombë e pashpërthyer që i përkiste kohës së Luftës së Dytë Botërore futi në panik klubin e Borussias së Dortmundit mëngjesin e djeshëm. Bomba u gjet në afërsi të impiantit “Signal Iduna Park”, ku do të luhet këtë të shtunë, ora 15:30 derbi mes Borussias dhe Schalkes.  Bomba detyroi trajnerin Jurgen Klop të shtynte dhe konferencën e parashikuar në prag të kësaj sfide. Gjithsesi bomba e gjetur nuk ka lidhje me asnjë atentat terrorist, por ishte një relike e pazbuluar nga lufta e Dytë Botërore.  Bomba ishte kaq afër stadiumit, sa u detyruan të evakuonin personelin e pranishëm në impiant,  gjithashtu dhe njerëzit që banonin afër  zonës. Bomba u gjet gjatë punimeve për rikonstruksionin e zonës “vip” të impiantit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?