Bombë në stadiumin e Dortmundit
Një bombë e pashpërthyer krijoi panik për klubin e Borusias së Dortmundit mëngjesin e kësaj të enjteje.
Në afërsi të impiantit "Signal Iduna Park" ku do të luhet këtë të shtunë në orën 15:30 dhe derbi i Gjermanisë mes Borussias dhe Schalkes u gjet një bombë, e cila detyroi trajnerin Jurgen Klop të shtynte dhe konferencën e parashikuar në prag të kësaj sfide.
Gjithsesi bomba e gjetur nuk ka lidhje me asnjë atentat terrorist, por është një relike e pazbuluar nga Lufta e Dytë Botërore.
Bomba ishte kaq afër stadiumit, sa u detyruan të evakuonin personelin e pranishëm në impiant, por gjithashtu dhe të gjithë njerëzit që banonin në një zonë me një diametër rreth 250 metra.
Ajo u gjet në momentin që po kryheshin punime për rikonstruksionin e zonës Vip të impinatit.
Trajneri Klop megjithatë e mbajti konferencën e tij duke e zhvilluar atë në qendrës stërvitore të klubit.
KOHA JONË SONDAZH

