Boniek: Maradona mund të fitonte Botërorin i vetëm, Messi ka nevojë për ekipin

Legjenda e njohur e Juventusit dhe Polonisë, Zbigniew Boniek, aktualisht zëvendëspresident i UEFA-s, në një intervistë për gazetën “AS” ka bërë dallimin mes Maradonës dhe Messit.

“Diego mund të fitonte një Botëror i vetëm, ndërsa Messi ka nevojë për skuadrën. Nuk mendoj se në futbollin e sotëm mund ta bëjë diferencën një lojtar i vetëm.

Mund të ketë lojtarë përcaktues, por duhet ekipi për të fituar ndeshjen. Kanë kaluar kohët e Maradonës. Diego mund të fitonte i vetëm, tani Messi ka nevojë për skuadrën”, deklaroi Boniek.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?