Boniek paralajmëron Poloninë: Jemi favorit vetëm në letër, por futbolli nuk fal!

Ish-legjenda e Polonisë, Zbignieë Boniek, ka analizuar përballjen ndaj Shqipërisë në prag të ndeshjes së “play-off”-it për Botërorin 2026, duke theksuar se pavarësisht statusit si favoritë, gjithçka mbetet e hapur.

Në një intervistë për të përditshmen polake Rzeczpospolita, Boniek u shpreh se në futboll nuk ka garanci për fitore, ndryshe nga sportet e tjera ekipore. Sipas tij, dominimi në fushë nuk përkthehet gjithmonë në rezultat.

“As unë nuk e imagjinoj këtë. Ne jemi favoritë, por duhet të kemi parasysh se në futboll favoritët nuk fitojnë aq shpesh sa në sportet e tjera ekipore. Mund të kesh 15 kënde goditjeje, një penallti, të mbash topin për 90% të kohës, dhe pastaj një kundërsulm i vetëm mund të të sjellë humbjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në basketboll, zotërimi i topit përcakton kohën, ka gjuajtje për dy dhe tre pikë, dhe rezultatet janë më të larta; në volejboll, luhet për fitore në sete të veçanta, kështu që ka më pak vend për rastësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në dy turnetë e fundit kemi kaluar përmes “play-off”-eve, dhe siç thonë italianët, “non c’è due senza tre”,duhet të mbajmë gishtat e kryqëzuar që të ndodhë edhe hera e tretë”, deklaroi Boniek. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?