Boniface përfundon vizitat mjekësore, Milani ka dyshime për gjendjen e tij fizike

Milan po mban ende pezull vendimin për transferimin e Victor Boniface. Sulmuesi nigerian përfundoi të shtunën paradite edhe raundin e tretë të vizitave mjekësore, por drejtuesit kuqezinj nuk kanë marrë ende një vendim përfundimtar për nënshkrimin e kontratës me lojtarin e Bayer Leverkusen.

Kontrollet shtesë nuk kanë mjaftuar për të larguar dyshimet mbi gjendjen fizike të 24-vjeçarit, i cili sezonin e kaluar luajti vetëm 27 ndeshje për shkak të problemeve të shumta muskulore. Për më tepër, Boniface ka pësuar dy herë dëmtim të ligamentit të kryqëzuar, me të fundit gjatë sezonit 2020/21, çka e ka bërë stafin mjekësor të përqendrohet kryesisht te gjuri i majtë i lojtarit.

Vendimi përfundimtar pritet të komunikohet deri të shtunën në mbrëmje ose, në rastin më të vonë, të dielën. Aktualisht, marrëveshja me Bayer Leverkusen, e cila parashikonte një huazim me vlerë 5 milionë euro dhe të drejtë blerjeje prej 29 milionë euro, konsiderohet e pezulluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Gjermania kanë mbërritur raportime se Boniface ka marrë pjesë së fundmi në një ndeshje miqësore “sekrete” ndaj Roda Kerkrade, duke luajtur dy pjesë nga 30 minuta secila, me klubin gjerman që siguron për integritetin fizik të ish-sulmuesit të Bodo/Glimt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Boniface është përfshirë nga Kombëtarja e Nigerisë në listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet e shtatorit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, ku mes të ftuarve figuron edhe Ademola Lookman, një tjetër emër i shumëpërfolur në merkato javët e fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?