Bonny: Refuzova shumë klube për të veshur fanellën e Interit

Ange-Yoan Bonny është i lumtur për aventurën e tij të re me Interin. Ish-sulmuesi i Parmës, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ka rrëfyer emocionet e transferimit te zikaltërit, duke e cilësuar si një ëndërr të realizuar.

“Shumë skuadra më kërkuan, por nuk pata asnjë dyshim: kur të thërret Interi, nuk mendon dy herë. Ky ishte klubi që dëshiroja dhe këtu doja të jetoja ëndrrën time të fëmijërisë”, ka thënë francezi.

Bonny ka zbuluar edhe një anekdotë personale të veçantë: “Sapo firmosa, postova një foto timen fëmijë me fanellën zikaltër. Ishte si një shenjë e fatit. Ajo ishte fanella e parë që më bleu mamaja kur isha gjashtë vjeç dhe jam i lidhur me të përjetë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi ka shtuar se ndihet në shtëpi te Interi, duke e konsideruar klubin si “shumë francez”, për shkak të kampionëve të shumtë nga Franca që kanë shkëlqyer me fanellën zikaltër ndër vite.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?