Boris Johnson: S’ka shanse që finalja e Championsit të luhet në Rusi

UEFA ka konfirmuar se finalja e Championsit mund të luhet në Shën Petersburg sipas parashikimit, por nuk mendon kështu kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Pas situatave politike që janë shkaktuar midis Rusisë dhe Ukrainës, po vihet shumë në dyshim nëse finalja e kompeticionit më të rëndësishëm do të luhet në Petersburg.

U përfol shumë për një zhvendosje të saj në “Wembley”, por ende nuk është konfirmuar asgjë nga UEFA. Për këtë ka folur vetë Johnson, duke u shprehur i bindur se nuk do të luhet në Rusi.

“Ne kemi shqetësime serioze për sa i përket organizimit të eventeve sportive në Rusi, siç është finalja e Champions League dhe ne do ta diskutojmë për zgjidhjen e saj me institucionet përkatëse. Nuk do të lejojmë presidenti Putin që të zhvillojë evente të tillë për të legjitimuar ndërhyrjet e tij të paligjshme në Ukrainë”, tha Johnson.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?