Borxhi ndaj OSHEE, dy ditë para ndeshjes me Tiranën stadiumi i Korçës pa drita

Edhe stadiumi  i Korçës, “Skënderbeu” ku është planifikuar të luhet ndeshja e së mërkurës nën projektorin e dritave, mes ekipit vendas e Tiranës, rezulton me borxhe ndaj OSHEE-së. Stadiumi në qytetin e Korçës prej orësh, gjatë ditës së sotme është pa energji elektrike, ndërsa shkak i ndërprerjes duket se është një borxh i pashlyer ndaj kompanisë OSHEE.  Konfirmohet se rreth 4 milionë lekë janë faturuar përgjatë muajve në stadiumin e Korçës, por për shkak se ato nuk janë paguar OSHEE ka marrë masa, duke ndërprerë energjinë. Debia është akumuluar muaj pas muaji, çka ka bërë që nga punonjësit e OSHEE-së të pritet energjia, edhe pse e mërkura është parashikuar si një ditë ndeshjeje për ekipin e Skënderbeut. Pavarësisht se ekipi është në prag të një ndeshjeje të rëndësishme, që do të luhet në fushën e Skënderbeut, duket se kjo situatë mund të rrezikojë që, nëse nuk gjendet një zgjidhje, ndeshja të mos zhvillohet, gjë që do të ishte njësoj si një humbje për ekipin e “ujqërve të dëborës”. Kjo situatë duket se ka alarmuar klubin e Skënderbeut, përfaqësues të të cilit janë duke negociuar rreth zgjidhjes së këtij problemi. Stadiumet “Qemal Stafa” dhe ai i Elbasanit “Ruzhdi Bizhuta” nuk janë ende gati për shkak rikonstruksioni . Në këto kushte futbolli shqiptar merr një goditje të rëndë, sidomos Skënderbeu që pretendon të fitojë titullin kampion. Ndeshja e javës së 25-të në Kategorinë Superiore, mes Skënderbeut e Tiranës, është planifikuar të luhet të mërkurën, ora 17:00, në Korçë, stadiumi i së cilësqë ka mbetur pa drita.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?