Bota e sportit në zi, ndërron jetë gazetari i famshëm italian
Gazetari i famshëm sportiv italian, Giampiero Galeazzi ka humbur jetën në moshën 75-vjeçare, pas një karriere të gjatë në media. Galeazzi vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh.
Ai ishte një komentator sportiv në Rai dhe ka komentuar vazhdimisht ndeshjet kyçe të kombëtares italiane. I lindur në Romë, ai njihej edhe me pseudonimin Bisteccone.
I njohur në dy programet “Domenica Sportiva” dhe “90 minuto”, fama e tij lidhet mbi të gjitha me bëmat e kanotazhit në Lojërat Olimpike, të cilat i rrëfeu në 6 botime radhazi.
KOHA JONË SONDAZH

