”Botërori 2030” mund të shkojë në Spanjë dhe në Portugali
Pasi Anglia hoqi dorë, Spanja dhe Portugalia kanë marrë një lajm të mirë dhe shohin shanset e tyre të rriten për të organizuar një kupë bote së bashku.
Bëhet fjalë për ”2030 FIFA World Cup”, ku presidenti Ceferin u ka kërkuar 55 Federatave të Europës që të bashkojnë votat për të mbështetur këto dy vende për të organizuar eventin e madh të futbollit.
Synimi i Ceferin është i qartë që kontinenti i vjetër të shkojë me votë të bashkuar nga UEFA për kandidaturën Spanjë-Portugali, të cilët kanë marrë edhe votat e federatave arabe.
KOHA JONË SONDAZH

