Botërori i femrave 2023/ Shqipëria mundet nga Polonia në Varshavë

Kombëtarja shqiptare e femrave ka zhvilluar këtë të martë ndeshjen e radhës ndaj Polonisë në transfertë në kuadër të eliminatoreve të Botërorit të femrave “Australi-Zelandë e Re 2023”. Vajzat kuqezi e nisin mirë sfidën, duke qenë të barabarta me rivalet polake, madje në disa momente kanë qenë dukshëm superiore. Në minutën e katërt Megi Doçi depërton bukur në zonë, por nuk arrin të finalizojë siç duhet në momentin e fundit. Polaket reagojnë dhe rrezikojnë në disa raste, por arritur të gjejnë golin.

Në minutën e 22-të Krasniqi del para porte pas një aksioni të bukur, por për gjyqtaren është në pozicion jashtë loje. Në minutën e 38-të Polonia fiton një penallti pas një faulli të vajzave kuqezi në zonë. Nga pika e bardhë godet kapitenia Dudek, e cila tregohet e saktë dhe kalon në avantazh vendaset, duke fiksuar rezultatin në 1-0.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e polakeve, që në pjesën e dytë vazhdojnë të këmbëngulin dhe shfaqen vazhdimisht në sulm. Kombëtarja shqiptare përpiqet të reagojë dhe të gjejë golin e barazimit, duke afruar në disa raste. Në minutën e 89-të Polonia shënon edhe golin e dytë me anë Mesjasz. Në minutat e fundit në fushë hynë edhe Esi Lufo dhe Sara Begallo, të cilat zëvendësuan Maksutin dhe Krasniqin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultati deri në fund nuk do të ndryshojë, me Shqipërinë që mundet 2-0 në Poloni, një nga rivalet më të forta të Grupit F të Botërorit të femrave ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Belgjika, Armenia dhe Kosova. Aktualisht, Shqipëria ka katër pikë pas 4 ndeshjesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?