Botërori i Katarit, më i bukuri në historinë e futbollit

Në fillim të çdo turneu të Kupës së Botës, presidenti i FIFA-s zakonisht thotë shprehjen: “kjo do të jetë Kupa e Botës më e mirë e të gjitha kohërave”. Në të vërtetë, kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, tha pikërisht këtë shprehje gjatë konferencës së tij para nisjes së turneut.

Por vertetë ashtu doli, Botërori i Katarit mbetet më i miri i derisotëm, sidomos finalja e madhe Francë-Argjentinë, që la pa frymë gjithë botën deri në sekondën e fundit. Përveç lojës në fushë, edhe organizimi nga Katari ishte perfekt. Duke qenë një vend i vogël, ndonëse me fuqi të madhe ekonomike, kishte hamëndje se mund të ishte një dështim.

Polemikat shpërthyen në këtë Botëror që nga momenti kur u zyrtarizua lajmi për organizimin në vitin 2010, kur presidenti i atëhershëm i FIFA-s, Sepp Blatter hapi një zarf dhe shpalli rezultatin e votimit për turneun e vitit 2022. Anëtarët e delegacionit të Katarit u përqafuan, por të tjerët pyetën menjëherë “Katar”.

Ndërkohë zyrtarët e Katarit dhe FIFA-s u morën me dy shqetësime të mëdha për faktin se Botërori për herë të parë do të luhej në nëntor/dhjetor, dhe për 12 vite do të shpenzoheshin diku te 300 miliardë dollarë për ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturës.

Dy dilema që në fakt do të zgjidheshin në mënyrën më të mirë. Para fillimit të Kupës së Botës, doli një tjetër polemikë për faktin se tifozët do e kishin të ndaluar konsumin e birrës në stadiume. Po kështu edhe disa çështje të tjera që lidhen me zakonet dhe traditat e Qatarit, por nëse e shikon me vëmendje konstaton se gjithçka kaloi bukur, bile në shumë raste tifozët shkelen rregullat e vendosura, por Qatari bëri një sy “qorr”, duke gjetur mundësinë ti lejonte kulturat e ndryshme të ekspozonin vlerat por edhe antivlerat e tyre.

Në fund të fundit bota po ecën drejt globalizmit dhe digjitalizimit ndaj autoritetet e Katarit vepruan me xhentilesë me të gjitha kategoritë e tifozëve nga krejt bota.

Kjo tregon kulturë të lartë nga Qatari, por edhe vizion politik modern.

Në Tiranë Ambasadori i Katarit, Ali bin Hamad Al Marri organizoi me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj Fan Zone në sheshin qëndror të kryeqytetit shqiptar, Tiranë. Erion Veliaj shkruante ditën e hapjes së Botërorit: Jam i sigurt se kudo që do t’i ndjekim ndeshjet, do jenë të gjitha vatra energjie pozitive dhe bashkimi”.

Pra ambasadori Ali bin Hamad Al Marri jo vetëm entuziasmoi rininë e Tiranës me hapjen e Botërorit, por me një xhentilencë diplomatike promovoi bukur vlerat e popullit kuvajtian.

Në fakt jo të gjithë ambasadorët e huaj në Tiranë punojnë kaq sa ambasadori Ali bin Hamad Al Marri në përbashkimin e vlerave që bashkojnë popujt.

Botërori shkoi mirë, bile më mirë se sa mendohej.

Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al-Thani, mbajti një fjalim në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës, që u mbajt në stadiumin “Al Bayt”.

“Ne organizojmë Kupën e Botës. Kemi punuar shumë për të organizuar një turne të suksesshëm. Kemi bërë të gjitha përpjekjet tona për të mirën e njerëzimit. Më në fund, ka ardhur dita e hapjes, të cilën të gjithë e kemi pritur.

“Për 28 ditët e ardhshme ne do të ndjekim festivalin e madh të futbollit në një mjedis komunikimi njerëzor dhe qytetar. Njerëz nga shumë vende të ndryshme do të vijnë në Katar: është mirë që njerëzit ndajnë dhe festojnë diversitetin dhe atë që i bashkon. Uroj që të gjitha ekipet të luajnë futboll të mrekullueshëm, për të jetuar një kohë plot gëzim dhe emocion. Ditë që mund të frymëzojnë mirësi dhe shpresë. Mirë se vini dhe fat të gjithëve”, u shpreh Tamim bin Hamad al-Thani.

Pa e zgjatur Botërori i Katarit ishte më i miri si organizim dhe si finale e madhe. Lobingjet e disa shtetëve të ndryshme, të cilat kishin interes t amnerrnin vetë botërorin kanë shfaqur inate dhe sulme ndaj Qatarit, por organizatorët kuvajtianë tashmë kanë rrëzuar çdo akuzë me punën e shkëlqyer që bënë, ku duket se Katari mbetet në historinë e futbollit botëror.

Kur fushata dezinformueseë ndaj Katarit ishte në kulmet e saj, Emiri i Qatarit, Tamim bin Hamad al-Thani, pati deklaruar: “Që nga përzgjedhja si vend organizator i Kupës së Botës, Katari ka qenë shënjestër e fushatave të paprecedenta shpifëse, që nuk i ka pësuar asnjë vend tjetër pritës”, theksoi emiri, duke shtuar: “Fillimisht e menaxhuam problemin me mirëbesim dhe ne kemi marrë edhe disa këshilla që mund të jenë të dobishme. Por shpejt u bë e qartë se kjo fushatë tenton të zgjerohet për sa kohë që përdoren dy standarde.

Organizimi i Kupës së Botës, me pak fjalë, është një mundësi për të treguar se kush jemi jo vetëm për nga fuqia ekonomike dhe institucionet, por edhe për nga identiteti dhe qytetërimi. Ne do të vazhdojmë punën tonë për ta mbajtur emrin e kombit lart. Ne hapim krahët për t’i mirëpritur të gjithë, në mënyrë që bota të jetë dëshmitare e mikpritjes dhe bujarisë së ngrohtë të Katarit”.

Dhe kështu doli, siç tha Emiri; Qatari manifestoi organizim të shkëlqyer, por edhe dha nga kultura e tij botës, sikurse mori nga bota vlerat e mira të këtij planeti për ti adaptuar për rininë e këtij vendi të mrekullueshëm.

Në foto: Erion Veliaj dhe ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al Marri, ditën e hapjes së Botërorit.

Në foto: Emiri i Qatarit, Tamim bin Hamad al-Thani dhe Presidenti i FIFA, Gianni Infantino

SHKARKO APP