Botërori i Klubeve 2029/ PSG ekipi i vetëm i kualifikuar, ja si funksionon skema
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të edicionit të parë, të fituar nga Chelsea në finale ndaj PSG-së, nga sezoni 2024/2025 ka nisur zyrtarisht gara për Botërorin e Klubeve 2029. Në këtë turne prestigjioz do të marrin pjesë vetëm 12 klube evropiane dhe kualifikimi do të jetë tepër selektiv.
Klubi i parë që ka siguruar biletën është Paris Saint-Germain, fitues i Champions League 2024/2025. Tre vende të tjera direkte do t’u takojnë fituesve të Champions-it në edicionet 2025/2026, 2026/2027 dhe 2027/2028. Në rast se i njëjti klub fiton më shumë se një edicion, vendet shtesë do të shpërndahen sipas një renditjeje speciale të UEFA-s, e krijuar posaçërisht për Botërorin e Klubeve.
Në këtë ranking vlejnë vetëm rezultatet në Champions League: çdo fitore sjell 3 pikë, çdo barazim 1 pikë, ndërsa shtohen edhe bonuset për kalimin e fazave deri në finale. Kështu, PSG-ja ka grumbulluar 49 pikë në sezonin 2024/2025, falë 11 fitoreve, një barazimi dhe triumfit final ndaj Interit.
Në Botërorin e Klubeve mund të marrin pjesë maksimumi dy skuadra për çdo shtet dhe asnjë vend nuk ka kuota të garantuara. Kjo do të thotë se klubet italiane duhet të fitojnë Champions League ose të renditen shumë lart në ranking, përndryshe ekziston rreziku real që Italia të mbetet pa përfaqësues në edicionin 2029.
Renditja (22 janar 2026):
1 Arsenal 68 (pikë)
2 Inter 63
3 Psg 59 (e kualifikuar)
4 Barcelona 57
5 Bayern Munich 55
6 Liverpool 48
7 Dortmund 45
8 Real Madrid 45
9 Atletico Madrid 43
10 Aston Villa 34
(ekipet italiane)
12 Atalanta 34
16 Juventus 30
22 Milan 18
35 Napoli 11
KOHA JONË SONDAZH

