Botërori i Klubeve/ Boca dhe Benfica bëjnë “paqe”, Flamengo triumfon Esperance

Boca Juniors dhe Benfica ndajnë pikët në një ndeshje dramatike që përfundon 2-2 në Miami. Argjentinasit kaluan në avantazh 2-0 me golat e Merentiel (21′) dhe Battaglia (27′), por Di Maria shkurtoi me penallti në fund të pjesës së parë dhe Otamendi barazoi në minutën e 84’.

Benfica mbeti me një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq të Belottit (72′), ndërsa Figal u përjashtua në fund për Boca. Bayern është tashmë në krye të grupit C, ndërsa vendi i dytë do të vendoset në përballjet e fundit.

Flamengo mposht Esperancen 2-0 në Filadelfia dhe barazon Chelsea-n me 3 pikë në krye të grupit. Golat u shënuan nga De Arrascaeta (17′) dhe Araujo (70′), me brazilianët që kontrolluan lojën dhe nuk lejuan reagim nga tunizianët. Ndeshja mes Chelsea dhe Flamengo do të vendosë kreun e grupit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Benfica Comes Back In THRILLER Against Boca Juniors | FIFA Club World Cup
Flamengo Controls Espérance de Tunis 2-0 | FIFA Club World Cup Highlights

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?