Botërori i Klubeve/ Luhet sonte super dueli mes Real Madridit dhe Juventusit

Në një Botëror për Klube plot surpriza, përballja më emocionuese e fazës së 1/8-ave zhvillohet sonte në Miami: Juventus sfidon Real Madridin, me objektivin për të siguruar një vend në çerekfinale, për të mbajtur gjallë ëndrrën e trofeut dhe për të përfaqësuar Italinë, pas eliminimit të Inter-it.

Me Inter-in jashtë gare pas humbjes nga Fluminense, Juventus mbetet e vetmja përfaqësuese italiane në turne. Skuadra e Igor Tudor vjen pas dy fitoreve kundër Wydad dhe Al Ain, por edhe pas një disfate të thellë nga Manchester City në grup, që sjellë disa pasiguri dhe mungesa në formacion.

Formacioni i mundshëm i Juves:

Swiss Digital Desktop Reklama

Gatti mungon, ndaj në mbrojtje rikthehet Rugani. Në mesfushë, më shumë gjasa ka të luajë Alberto Costa sesa McKennie. Në sulm, sistemi 3-4-2-1 do të udhëhiqet nga Kolo Muani, i mbështetur nga Conceiçao dhe Yildiz.

Swiss Digital Mobile Reklama

JUVENTUS (3-4-2-1): Di Gregorio; Kalulu, Rugani, Kelly; Alberto Costa, Locatelli, Thuram, Cambiaso; Conceiçao, Yildiz; Kolo Muani. Trajner: Tudor

Formacioni i mundshëm i Realit:

Në krahun tjetër, Xabi Alonso shpreson të fitojë trofeun e parë si trajner i Realit dhe rikuperon yllin më të madh të skuadrës: Kylian Mbappé, i cili mungoi në fazën e grupeve për shkak të një gastroenteriti, rikthehet si titullar në qendër të sulmit. Tchouameni pritet të konfirmohet në mbrojtje së bashku me Alexandre Arnold dhe Fran Garcia. Në portë pritet të konfirmohet Gonzalo.

REAL MADRID (3-5-2); Courtois; Rudiger, Tchouameni, Huijsen; Alexander-Arnold, Arda Guler, Bellingham, Valverde, Fran Garcia; Gonzalo Garcia, Vinicius. Trajner: Xabi Alonso

Kush fiton, përballet me Borussia Dortmund ose Monterrey në çerekfinale – një tjetër duel i zjarrtë në një kompeticion që po tejkalon pritshmëritë për spektakël dhe emocione. /Koha Jonë/

 

Botërori i Klubeve/ Luhet sonte super dueli mes Real Madridit dhe Juventusit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?