Botërori i peshëngritjes/ Briken Calja fiton medalje ari në stilin e shkëputjes

Briken Calja ka fituar medaljen e artë në peshën 73 kg në stilin e shkëputjes, duke ngritur 156 kg. Ndërsa Erkand Qerimaj u rendit i katërti.

Calja e nisi konkurrimin me 152 kg, peshë të cilën e ngre që në provën e parë. Ai është i suksesshëm edhe në provën e dytë, kur ngre 154 kg. Ndërsa në provën e tretë, ai kërkoi 156 kg duke ia dalë mbanë, duke siguruar medaljen e artë.

Qerimaj e nisi konkurrimin me 150 kg, duke e realizuar me sukses këtë provë hapëse. Më pas, ai tentoi 153 kg, por nuk e ngre dot këtë peshë në përpjekjen e dytë. Gjithsesi, shkodrani ia del mbanë të ngrejë 153 kg në provën e tretë. Ata do të synojnë zonën e medaljeve edhe në stilin e shtytjes dhe dygarësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?