Brahim Diaz: Ibrahimovic në moshën e babait tim, por vijon të bëjë diferencën
Brahim Diaz është ndër zbulimet e kësaj pjese të parë të sezonit për Milanin. Spanjolli, i cili arriti nga Real Madridi në verë, duket se ka gjetur menjëherë formën e tij më të mirë duke shënuar 3 gola në 10 ndeshje.
“Tani kam disa minuta në fushë. Në Madrid isha shumë mirë, por tani po jap më të mirën e futbollit tim, duke treguar se çfarë mund të bëj. Është shumë më lehtë këtu, sepse e dua futbollin. Kthim në Madrid? Jam i përqendruar te Milani dhe po bëj më të mirën këtu. Qyteti është shumë i bukur, me njerëz super miqësorë. Jam shumë i lumtur në Itali, u adaptova shumë shpejt. Ne jemi në avantazh, skuadra është konkurruese, jemi të fortë dhe duhet të vazhdojmë me këtë dinamikë.
Ibrahimovic? Ai është në të njëjtën moshë me babanë tim, megjithatë, të gjithë e shohim çfarë është i aftë të bëjë. Ibra vazhdon të bëjë diferencën. Në futboll, mosha është relative dhe ai po e tregon këtë. Ne u lidhëm shumë me njëri-tjetrin. Ai po më jep këshilla të çmuara, kam një mirëkuptim maksimal me Zlatan, brenda dhe jashtë fushës. Ama, biseda nuk është e mjaftueshme, ju gjithmonë duhet të punoni më shumë me të. Ai më thotë: nuk ke mbaruar akoma, tani duhet të bësh goditje nga distanca me mua. Ai kërkon shumë, përmirësohesh me të”, deklaroi suedezi.