Brahim Diaz prezantohet te Milani: Do luftojmë për titull!

Brahim Diaz ka bërë prezantimin zyrtar te skuadra e Milanit, duke sqaruar edhe arsyet e kësaj zgjedhje.

“Është e vërtetë, kam patur shumë oferta, Milani është një klub historik me persona që po punojnë në mënyrën më të mirë për ta kthyer aty ku meriton. Maldini ka qenë sigurisht një shtysë, është një kënaqësi të luash këtu.

Milani është një klub që duhet të inspirojë për titullin, jo vetëm për t’u rikthyer në Champions League. Ibrahimoviç dhe Ronali janë sinjale shumë pozitive. Sa i përket pozicionit tim, më pëlqen që të luaj si trekuartist”, deklaroi Brahim Diaz.

SHKARKO APP