Brahim Diaz zgjodhi Marokun, reagon trajneri i Spanjës: Secili është i lirë të marrë vendimet e veta
Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente foli gjatë një eventi të organizuar nga agjencia e lajmeve Efe, duke u fokusuar në rastin e Brahim Diaz, me sulmuesin e Real Madrid që zgjodhi të luajë për Marokun dhe jo për spanjollët.
“Unë e respektoj qëndrimin e tij, por secili është i lirë të marrë vendimet e veta”,- tha De La Fuente. De La fuente shtoi: “Nuk kam folur me të, por kam vlerësim dhe respekt të madh për të dhe i uroj më të mirat”.
Brahim Diaz u aktivizua në një ndeshje miqësore me kombëtaren e Spanjës në fitoren 4:0 ndaj Lituanisë, duke realizuar madje një gol. Gjithashtu, futbollisti është impenjuar me të rinjtë e kësaj përfaqësuesje.