Braithwaite: Nuk i tregova as bashkëshortes për transferimin te Barcelona!
Martin Braithwaite bëri ëndrrën e tij realitet disa javë më parë, kur firmosi për Barcelonën. Danezi u ble nga Leganes për 18 milionë euro si një përforcim emergjence, pas dëmtimit të Dembele.
Në një intervistë të gjatë të dhënë së fundmi, Braithwaite rrëfen edhe se si ndihej gjatë kohës kur Barça po negocionte për ta marrë në ekip. Sulmuesi ka zbuluar se nuk i ka treguar askujt, madje as familjes dhe as gruas së tij.
“Nuk pata një telefonatë direkte që të më siguronte se gjithçka ishte e kryer, por një mesazh të qartë: ‘Barcelona është realisht e interesuar për ty.’ Nuk i tregova askujt. Ishte i lumtur, por nuk doja të shfaqja shumë emocione sepse nuk ishte plotësisht i sigurt.
Gruaja ime nuk e mori vesh nga unë. Nuk doja t’i thoja askujt pa u siguruar 100%. Familja ime më pyeti kur gjithçka u krye: ‘Martin, përse nuk na e ke treguar këtë gjë?’”, përfundoi Braithwaite.