Braithwaite nuk mund të luajë në Champions League, ja rregullorja që e pengon

Barcelona zyrtarizoi ditët e fundit blerjen e Martin Braithwaite nga Leganes për shumën e 18 milionë eurove. Të shumta kanë qenë pyetjet nëse danezi mund të aktivizohet në Champions League apo jo dhe përgjigja është që sulmuesi nuk mund të jetë pjesë e Champions këtë sezon.

Kjo për arsyen e thjeshtë sepse afati i fundit për të përfshirë lojtarë të rinj në listën e UEFA Champions League është 1 shkurti. Përtej kësaj date, UEFA nuk bën asnjë përjashtim, kështu që danezi nuk mund të shijojë magjinë e një kompeticioni si Champions League, por mund të luajë vetëm në La Liga.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?