Braktisi Hamburgun për Shqipërinë, Mavraj i del në mbrojtje Gjasulës

Mesfushori Klaus Gjasula iu bashkua ekipit tonë kombëtar për ndeshjet kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë. Futbollisti i Hamburgut vendosi t’i përgjigjej pozitivisht thirrjes së Edi Rejës, pavarësisht klubi gjerman nuk dëshironte që diçka e tillë të ndodhte.

Ish-kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, u kontaktua nga Bild dhe argumentoi vendimin e mikut të tij.

“E kuptoj krejtësisht vendimin e tij dhe dëshirën për të luajtur për skuadrën tonë kombëtare. Historia jonë ka qenë e mbushur me luftra dhe na ka dëmtuar dhe komunizmi. Ne nuk kemi jetuar kurrë pa patriotizmin tonë. Tani që skuadra kombëtare po bën gjëra pozitive pas disa sukseseve është një ndjenjë fantastike dhe e pabesueshme që të luajmë për vendin tonë”, deklaroi Mavraj.

SHKARKO APP